Ahmetaj: Liberalizimin e vizave kemi me përfundue shpejt

Në një intervistë për rtklive.com në Dubrovnik, Ministrja Mimoza Ahmetaj ka thanë se nji ndër pikat kryesore që do të vendosen n’agjendën e Qeverisë dhe legjislativit të ardhshëm ka me qenë liberalizimi i vizave.

Ministrja po merr pjesë në takimin e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim  në Durbovnik të Kroacisë.

“Jemi në proces të përfurndimit të liberalizimit të vizave. E kemi kushtin e fundit që ka mbetë m’u realizue dhe pres që sapo të formohet Qeveria dhe të jetë parlamenti funkcional kjo do të jetë ndër pikat kryesore në agjendën e punës”, ka thanë Ahmetaj, e cila pret që Qeveria m’u formue shumë shpejt nga koalicioni PAN.