Ahmeti: Autobusat l’shohen me 17 Fror pa pagesë për përvjetorin e Pamvarësisë (video)

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e ka dhanë nji lajm të shumepritun për autobusat e ri në Prishtinë.

Ai ekskluzivisht per Televizionin Rrokum ka thanë se autobusat e ri kanë me u l’shue për nder te Ditës se Pamvarësisë me 17 Fror.

“Me 17 Fror për 9-vjetorin e Pamvarësisë kanë me u l’shue autobusat  e ri në Prishtinë dhe kanë me qenë gratis prej krejt udhetarët për ate ditë”, ka theksue Ahmeti.

Ahmeti ka thanë se tash ‘Trafiku Urban’, asht stabilizue dhe se ka me ba gjithçka që këtij vendi me ju kthy puna dhe stabiliteti.

Për ma shume shihne videon e plotë.