Ahmeti: I baj thirrje edhe sonte Ramushit se e kam mik, nuk t’vyn posti ku vendos Beogradi (video)

Shpend Ahmeti nga Vetevendosje, ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, u shpreh per shume çashtje shqetesuese te jetes publike. Ai ne emision zbulon arsyet pse nuk u arrite marrevshja mes LDK dhe Vetevendosjes, flet per faktin qe s’ishte prezent ne shugurimin e katedrales ne Prishtine, per PDK dhe sulmet qe po ja bajne, foli per Prishtinen dhe autobusat.

Ahmeti ritheksoi edhe njihere qendrimin e Vetevendosjes se – PDK duhet me shkue ne opozite.

Per mosarritjen e marreveshjes mes LDK dhe VV, Shpend Ahmeti thote se fajtori i vetem dhe numer nji asht – Isa Mustafa.

“Nuk mundet me u justifikue zhagitja prej dy muejsh e Isa Mustafes, sepse asht takue me Vucic e me Hashimin, e pse nuk po mundet me u takue me Albin Kurtin?”, tha Ahmeti.

“Prej dates 6 Korrik, Isa Mustafa ma s’ka komunikue me Albin Kurtin”, ka thanë Ahmeti në Rrokum Roll me Fidan Jupollin.

Vetevendosje synon me ç’kap gjyqesorin nga ata qe e kane kape shtetin, per me marre vendime te pamvaruna.

“Per Kosoven kishte me qene mire nese PDK ishte shkue ne opozite, por edhe per vete PDK’n si subjekt politik”, ka thane Ahmeti.

“Asht zor i madh me ja dhane AKR 5 ministri, e PDK qe i ka 23 deputete me i mbete 4 ministri! Nuk asht situate me u gezue, sepse per çdo vendim qe ka me u marre ne Kosove, ka me u pyet Vucic’i prej Serbie”, u shpreh i bindun Ahmeti.

Ai madje i ka ba thirrje Ramushi Haradinajt me u largue prej atij pozicioni, sepse nuk i ban mire atij, por as nuk i ban nder Kosoves qe Serbia me vendose per qeverine ne Kosove.

Shpend Ahmeti e fton zotin Haradinaj me kalue te Vetevendosja.

E kur asht pyet per rivalet e tij, ai ka tha se ma se miri qytetari ka me vleresue per secilin.

 

“Shpresoj qe te kemi nji debat mbi oferten ma te mire per Prishtinen, dhe se jam optimist mjaft shume per kryeqytetin”, theksoi Ahmeti.

Ne pyetjen e moderatorit JUpolli, pse nuk mori pjese ne shugurimin e Katedrales, Ahmeti tha se pergjegja asht e thjeshte: NUK ME KANE FTUE! Mirepo, shprehi besimin se ka qene ndonji leshim i organizatorit.

Derisa per sulmet dhe kritikat, qe po ju bahen sidomos prej PDK’s, ai ka thane se PDK s’ka çka me humb ne Prishtine, por ka thane se kjo fushate asht shume e poshter, sepse asnjihere nuk ka pase baze per asgja.

E kur asht pyet per stadiumin e Prishtines, Ahmeti ka thane se Ministria e Kultures e ka marre krejt kontrollin dhe menaxhimin e ketij projekti.

Derisa per autobusat ai ka thane se qytetareve po ju pelqejne shume dhe se shpejt kane me ardhe edhe numri tjeter i autobuseve. /Rrokum.Tv