Ahmeti i reagon LDK’s: Mos e leni Prishtinën me 7 autobusa!

shpendahmetiii

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë seancës së sotme të Kuvendit Komunal ka fol për rastin e autobusëve, ku ka akuzue grupin parlamentar të LDK’s për bllokadë të këtij rasti.

Simbas të parit të kryeqytetit, LDK që nga mbaslufta ka lanë anash rastin e autobusave.

“Unë e përkrahi si egzekutiv që të futet në rend të ditës çashtja e autobusëve. Qe prej sa e mbaj mend komunën ky ka qenë pjesë e saj. 14 vite e keni lanë trafikun me 7 autobusë, nuk e di për çfarë projekti po flet. Aty shkruen, huamarrësi trafiku urban, garantues Qeveria e Kosovës”, ka thanë ai.

Ahmeti ma tej ka folë edhe për vonesat që Ministria e Financave ju ka ba për rastin e autobusëve.

“Me 22 Prill 2015 trafiku urban i ka ba kerkesë Qeverisë së Kosovës. Ligji i huamarrës i ka pas 60 ditë me u përgjigj. Kanë mund të thonë jo, por nuk asht përgjigj. BERZH’i ban analiza financiare. Unë s’kam shkresë prej ministrisë asnji shkresë qe 398 ditë”, asht shpreh ai.