Ahmeti: Kam me paditë PDK’n

shpendahmetiii

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmërue padi ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, për shkak të siç thotë ai, ‘shpifjeve të fundit’ që kanë prezentue nëpër konferencat e tyne për shtyp.

Ai thotë se arsyeton veprimet e PDK’s, sepse nga partia e parë, janë ba partia e tretë në vend.

“Por, edhe nji gja due me potencue, padi, për të gjitha këto shpifje po i presin, sepse me i thanë punëtorit të kuzhinës qendrore që kanë pune qe 30 vjet me ju thënë militant pa kurrfarë përgjegjësie publike, atë duhet ta dëshmojnë në gjyq, pra edhe t’i shohim se ku janë ato rrena. Flet ministrja e Drejtësisë aty në konferencë për shtyp edhe i bahet pyetja a e keni çu në Prokurori, asht përfaqësuese e sistemit edhe ajo thotë ‘jo s’i kemi çu”, tha Ahmeti.