Ahmeti: Kuvendi Komunal i Prishtinës asht kthy në përballje mes qeverisë lokale dhe asaj qendrore (video)

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, në nji rrefim ekskluziv në Rrokum Roll në Televizionin Rrokum ka folë për shumë tema që lidhen direkt me qeverisjen e tij, sfidat, arritjet, synimet dhe rikandidimin edhe për nji mandat për udhëheqjen e Prishtinës.

Ahmeti ka thanë se krejt ata zyrtarë të LDK’s që ju kanë nda banesa vetes kanë me marrë vendimin për lirimin e këtyne banesave dhe kanë me u ndrrue me raste të banesave sociale.

“Kanë deklarue pasuni kah 400 mijë euro, edhe si drejtora të Komunës janë ungjë edhe kanë marrë nji vendim absurd, i kanë nda secilit për vete banesa”, ka thanë ai.

Kreu i kryqytetit ka folë edhe për shumë probleme tjera më të cilat ai po ballafaqohet në qeverisjen e tij.

Simbas tij, Kuvendi Komunal asht kthy në përballje të nivelit të qeverisë lokale dhe asaj qendrore, tue thanë se nji pjesë e madhe e kabinetit qeveritar janë pjesë e asamblesë në Kuvend, të cilët me veprimet e tyne po e bllokojnë jo vetëm jetën institucionale por edhe projektet me randësi vitale sikur janë parkingjet, dhe shume projekte të tjera me randësi për jetën e qytetarëve.

Kryetari i Prishtinës e ka dhanë edhe nji lajm ekskluziv në Televizionin Rrokum, i cili ka thanë se ka me rikandidue edhe për nji mandat për me i realizue objektivat e tij, të cilat janë në proces të punës së tij.

Ai ka shtue se autobusat e ri kanë me u l’shue në përdorim për nder të 9-vjetorit të Pamvarësisë, dhe për atë ditë kanë me qenë pa pagesë.

Ahmeti ka folë edhe për shumë çashtje të tjera por për ma shumë shihne emisionin e plotë.