Ahmeti ministrit Hoti: Dil në autobusa pak dhe nënshkrueje garancionin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes Facebook, e ka ftue ministrin e Financave Avdullah Hoti me nënshkrue garancinë për blemjen e autobusave për transport publik në kryeqytet

Ahmeti në profilin e vet ka publikue foton e tij në autobusin urban ndërsa ka shkrue:

“Për çdo cent të shpenzuar në transport publik krijojmë vende pune, kursejmë qindra euro për qytetaret (të cilët nuk përdorin makinat personale), dhe zvogëlojmë në mënyrë drastike ndotjen. Ministër, dil në autobusa pak dhe nënshkruaje garancionin”