Ahmeti: S’ka ma banesa për kryetarë e drejtorë, por strehim për raste të randa sociale (video)

Shpend Ahmeti i VV’s shprehet optimist per fitore ne Prishtine ne zgjedhjet e 22 Tetorit.

Ai në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum ka thane se, ne keto zgjedhjet synohet qe VV me fitue shumicen edhe ne asamble, per dallim prej zgjedhjeve te kalueme.

Kjo, sepse qysh thote ai, me i dhane fund bllokimit te Kuvendit Komunal, qe jane kane ba LDK’ja dhe PDK’ja.

Tue fole per punen e tij si kryetar, Ahmeti thote se ndjehet mire qe ka arrite me zhduke korrupcionin prej fjalorit te Prishtines.

Ahmeti tue u ndje fitues ne Prishtine, ka fole edhe per fitore te VV’s ne komunat tjera te Kosoves.

“Nuk ka ma kerre te shtrejta per kryetarin, por autobusa per qytetarin, s’ka ma dreka e darka per zyrtarë, por ka kifle e tambel per nxanes, s’ka ma banesa per kryetarë e drejtorë, por ka strehim per rastet ma te randa sociale”, ka thane nder te tjera Ahmeti.

Ne vazhdim, Ahmeti ka fole per te arritunat gjate ketij mandati dhe per planet e tij per mandatin e ardhshem./Rrokum.TV

Emisioni i plotë: