Ahmeti: Sot Kosova zgjohet me shpresë

shpendi

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka falënderue të gjithë aktivistët, votuesit e përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ahmeti me theks të veçantë ka falënderue kryeqytetasit, tue thanë se janë ata të cilët të parët u prinë ndryshimeve.

 

Ky asht postimi i plotë i Ahmetit

 

“Falemnderit të gjithë aktivistëve që për 12 vite nuk u ndalën së kërkuari dinjitet.

Falemnderit qytetarëve për gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme nëpër gjithë Kosovën.

Falemnderit Prishtinë që i prive ndryshimeve para katër viteve dhe që na mbështete në çdo betejë dhe dje prapë tregove vendosmëri me këtë rritje kaq të madhe për VV.

Festim më të bukur të përvjetorit të çlirimit nuk do të mund të kishte.

Vetëm me dashni për vendin ka përparim”.