Ahmeti : Vetëvendosjes i takon bartësi i listës edhe kandidati për kryeministër!

shpendi

Kryetari i Prishtinës, i cili asht edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, tue komentu përçamjen e opozitës në Kosovë, e sidomos dallimet me AAK’n, ka thanë se beson se VV’s i takon edhe bartësi i listës zgjedhore edhe kandidati për kryeministër.

Ai n’emisionin Info Box të RTV Dukagjinit, ka përsërit se kandidat për kryeministër t’ardhshëm të Kosovës, do të duhej t’ishte Albin Kurti.

“Çelësi asht te Vetëvendosja dhe ajo duhet të rishikojë t’ardhmen dhe të vendos për hapat e matutjeshëm.
Asht i vetmi subjekt i cili asht në rritje, prandaj duhet të vetëvendos”, ka thanë Ahmeti.

Simbas tij, u mbetet organeve të partisë të vendosin se a do të jetë Visar Ymeri apo Albin Kurti, emni i këtij subjekti politik për listën zgjedhore.

“Kurti mbetet si lider në listën e Vetëvendosjes, mirëpo vendimin u mbetet organeve partiake. Mund të them se nëse tri partitë opozitare do të shkonin me nji listë të përbashkët me shoqninë civile, do të dilnin të parat, ashtu si kanë thanë edhe sondazhet, pa marr parasysh se kush do të hynte në Qeveri”, ka thanë Ahmeti.

Ai ka theksu se Vetëvendosja u ka hapë dyert edhe partive tjera opozitare me alternativën e saj.

“I kemi hapë dyert dhe janë konventat që ju kemi prezentue edhe dy partive tjera. Nuk mund të kthehemi mbrapa në kohë, por duhet të hapim frontin dhe të luftojmë kapjen e shtetit”, ka thanë Ahmeti.