Ahmeti: Zoran Zaev dhe Nikola Gruevksi fajtorë për krizën n’vend

aliahmeti

Kryetari i BDI’s, Ali Ahmeti, në emisionin nji emision televiziv theksoi se VMRO DPMNE dhe LSDM janë dy partitë që krijuen krizën politike në vend dhe simbas tij ato duhet me qenë ma përgjegjëse se, qysh tha ai, shqiptarët nuk munden me durue ma tepër.
Mos bëhemi sikur ky vend nuk është i yni, kemi përgjegjësi për këtë vend. Me përgjegjësi duhet të sillen edhe dy partitë politike maqedonase. BDI dhe partitë politike shqiptare nuk janë ata që e shkaktuan këtë krizë. Të dy palët duhet të reflektojnë. Të mos i vënë në rend të parë interesat e tyre partiake qoftë LSDM-ja qoftë VMRO-ja, por të vënë interesin e shtetit, sepse edhe BDI-së edhe shqiptarëve deri në hundë u ka ardhur”, tha Ahmeti.

Madje kryetari i BDI’s theksoi se alternativa e vetme për me dalë nga kriza asht mbajtja e zgjedhjeve me 5 Qershor.