“Airbnb”: Ky asht vendi me çmimet ma të lira të hoteleve, qe ku renditet Kosova

“Airbnb”, platforma ma e madhe “online” për shërbimet e akomodimit ka përpilue renditjen e shteteve me hotelet ma të lira.

Simbas renditjes, në Shqipni nji natë qëndrimi në hotel kushton mesatarisht 27 paund. Çmim ma të lirë se ky, në Europë simbas “Airbnb” ka vetëm Maqedonia, ku nji natë në hotel kushton 26 paund.

Thuejse të gjitha vendet me hotelet ma të lira gjenden në Europën Lindore. Mbas Shqipnisë renditen menjiherë Moldavia dhe Kosova, ku çmimi për me flejt nji natë llogaritet në 28 paund, ndërsa në Serbi 30 paund.