Ajnishahe Halimi kallxon me kend abuzoi Opozita!

ajnishahe-halimi

Fraksion Plusi që u shkëput nga Vetëvendosje për shkak të paknaqësive e konsideron opozitën si të pashpresë për ta ndryshu gjendjen.

Ajnishahe Halimi nga Fraksion Plus thotë se opozita ka abuzu n’emën të Asociacionit dhe Demarkacionit, tue sjellë vetëm dame përmes bllokadës institucionale dhe ultimatumeve, të mbështetun me vezë e gaz, e deri tek metodat vandaliste me gurë e mollotov.

“Mbas deshtimit të opozitës me sektën skizmatike-anarkiste të VV në ballë të saj, Fraksion +, gjendjen politike në vend e sheh si shumë apatike, ndërsa opozitën të pashpresë për të qenë faktor ndryshimi pozitiv në t’ardhmen.

Subjektet e kësaj opozite si duket nuk mesuen nga deshtimet nga koha e VLAN, kur për 6 muej e mbajtën peng Kosovën, me gjithë shumicën parlamentare në koalicion.

Së fundi, ky front opozitar, në vend të debatit demokratik në interes të vendit, abuzoi n’emën të kauzave kundër Asociacionit dhe Demarkacionit, tue sjellë vetëm dame përmes bllokadës institucionale dhe ultimatumeve, të mbështetun me vo e gaz, e deri tek metodat vandaliste me gurë e mollotov, me të cilat në fakt, nuk i mbyllet, por i hapet edhe ma shumë rruga ndërhymjeve të Serbisë në Kosovë”, thotë Halimi për Indeksonline.