Ajo çka po ju kerkon Merkel kompanive gjermane ka me ju befasue!

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka thanë sot se Gjermani ka nevojë për zgjidhje që bahen për me i integrue ma shpejt refugjatët në fuqinë punëtore mbas nji takimi që pati me kompanitë e mëdha gjermane, të cilat kanë punësue vetëm 100 refugjatë që prej ardhjes se rreth 1 milioni refugjatëve në vend vitin e kaluem.
Merkel, e cila po lufton për jetën e vet politike për shkak të politikes që ka për me i lanë dyert hapun për refugjatët, i thirri në Berlin në nji takim shefat e disa nga kompanive ma të mëdha gjermane për me dhanë llogari për mungesë veprimi dhe shkëmbimi idesh rreth asaj se si ata mund të jenë ma të suksesshëm se kaq.

Shumica e kompanive thonë se mungesa e aftësive për me folë juhën gjermane dhe pamundësia e shumë prej refugjatëve për me deshmue se janë të kualifikuen për punë, si dhe pasiguria rreth lejeve të tyne për me qëndrue në Gjermani do të thotë se ata nuk munden me ba shumë në nji periudhë të shkurtë kohore.

 

merkeliii