Akademi përkujtimore në 18 vjetorin e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit

Këtë vit po bahen 18 vjet nga vrasja e Ahmet Krasniqit, ministrit të parë të mbrojtjes së Kosovës.

Në nji njoftim për media, bahet e ditun se për të përkujtue këtë ditë, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, mbahet Akademi Përkujtimore, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Akademia mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, tue fillue në orën 11:00.

Kolonelin Ahmet Krasniqin e vranë në mes të Tiranës në 21 Shtator të vitit 1998, pak para mesnate.

Edhe pse kanë kalue 18 vjet, ende kërkohet të dihet se kush ishin autorët që vranë kolonelin.