Akademia malazeze e Shkencave, qe qysh i fyen shqiptarët!

Në Fjalorin e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU- Crnogorska Akademija Nauka, i Umjetnosti) të botueme disa ditë ma parë, në mes tjerash shkruen se Shqiptarët janë agresorë, okupatorë dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit ju imponojnë të tjerëve me qellime për t’i “albanizue”.

Lidhun me këtë ka reague deputeti Nik Gjeloshaj i cili ka akuzue Akademinë malazeze të Shkencave dhe Arteve se po perhapin gënjeshtra dhe të pavërteta.

“Shqiptarët si komb, gjithmonë gjatë historisë, edhe pse në vetvete kanë 3 besime, dhe janë pothuejse në të gjitha vendet e botës, kemi qenë shembull për të gjithë, nuk kemi luftue kurrë në mes vetit, kurrë nuk kemi sulmue as pushtue askand, e ndoshta dikujt i pengojnë këto fakte, dhe se na gjithmonë jemi mbrojt, e së fundi edhe u mbrojtëm dhe u bamë partnerët ma të ngushtë të Shteteve të Bashkueme”,- ka thanë Gjeloshaj, shkruen Analitika.

Gjeloshaj tha se, me keqardhje konstaton se nji institucion i tillë perhapë gënjeshtra dhe promovon vepra të tilla.

Ftoj institucionet përkatëse, kryetarin e Kuvendit, Qeverisë dhe Kryeministrin, që të reagojnë dhe të denojnë këtë Fjalor, ndërsa Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve menjiherë të tërheq fjalorin në fjalë.

Në të njajtën kohë pres që Akademia dhe krenët e shtetit me kerkue falje. /Malesia.org/