Akcion i madh i Erdogan’it

Turqia ka lëshue urdhën për paraburgim për 42 gazetarë.

Ky veprim vjen mbas ngjarjeve të fundit që ndodhën në Turqi javën e kalueme. Grusht shteti i nisun nga ushtarët turq kishte dështue. Aty mbetën të vramë e të plagosun shumë njerëz.

Në Turqi, përveç se u asht dërgue urdhën arrest 42 gazetarëve, masa ka pasë edhe në fusha tjera.

Autoritetet kanë mbyllë 934 shkolla, 15 universitete si dhe 109 konvikte.

Po ashtu, janë mbyllë edhe 19 sindikata, 104 fondacione, 1125 shoqata si dhe 35 objekte shëndetësore.