Akcion i madh i policisë dhe EUROPOL, arrestohen 8 persona për kontrabandim me migrantë (video)

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuem në bashkëveprim të ngushtë me policitë e disa shteteve europiane (Hungari, Kroaci, Slloveni dhe Itali) dhe në përkrahje të EUROPOL, mbas hetimeve intensive të kryeme për disa muaj, lidhun me veprimtarinë kriminale të nji grupi mirë të organizuem, i shtrimë në shtetet e lartcekuna, që në vazhdimësi kryente veprat penale të krimit të organizueme, kontrabandim të migrantëve, ka arrestue tetë (8) persona, nën dyshimin e bazuar për ‘krim të organizuem-kontrabandim me migrantë’.
Kjo asht komunikata e plotë: 

Ky grup kriminal kontrabandonte migrantë kosovarë të moshës së mitur, destinacion i të cilëve ishte më së tepërmi Italia. Janë evidentuar 35 persona të cilët ishin viktima të këtij grupi. Për një person të kontrabanduar fitonin nga 3000-3500 euro.

Për të kryer këtë veprimtari të dyshuarit nga qytetet e Kosovës përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë deri në Itali, zakonisht shfrytëzoheshin veturat e tyre ose edhe lidhje tjera si taxi dhe autobus.

Bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 27.10.2016 në rajonet: Pejë, Gjakovë dhe Gjilan, (në tetë lokacione), është realizuar operacioni policor, i koduar me emrin “KAPO”, i cili ka rezultuar me sukses.

Ky operacion është udhëhequr nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, për herë të parë me prezencën e dy zyrtarëve nga EUROPOL-i dhe një zyrtari të Policisë hungareze.

Ky operacion është mbështetur nga të gjitha njësitë relevante policore dhe nga Prokuroria.

Gjatë këtij operacioni vlen të theksohet se fillimisht janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuarit, ndërsa dy (2) të tjerë janë arrestuar pas operacionit policor e që numri i tyre arrin në tetë (8) persona të dyshuar të cilët janë si në vijim:

  • L. H. lindur me 1966                                   m/sh/k
  • R. H. lindur me 1970                                   m/sh/k
  • F. H. lindur me 1974                                   m/sh/k
  • L. H. lindur me 1999                                   m/sh/k
  • S. K. lindur me 1969                                   m/sh/k
  • A. P. lindur me 1957                                   m/sh/k
  • V. R. lindur me 1975                                   m/s/Serbisë
  • E. A. lindur me 1961                                   m/s/Serbisë

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

  • 4 (katër) vetura
  • 12 (dymbëdhjetë) telefona celularë
  • 6600 (gjashtëmijë e gjashtëqind) euro para kesh,
  • 1 (një) revole,
  • 2 (dy) granata dore
  • 82 (tetëdhjetë e dy) fishekë
  • 1703 (njëmijë e shtatëqind e tre) gramë marihuanë
  • Dokumente të ndryshme relevante që vlejnë si prova për procedurë.

Personat e dyshuar janë dërguar në gjykatën kompetente për procedim të mëtejmë.

Policia e Kosovës me datën 10.11.2016 ka dërguar dy zyrtarë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në Hagë, me qëllim të konkludimit të operacionit.