Policia ja vnon drynin hotelit Victory!

Mbas dy orësh akcion, AKP ka mbyll Hotelin Victory në Prishtinë, i cili asht në listën e pronave të uzurpueme.

Pronari Bedri Selmani dhe vajza e tij kundërshtuen të largohen nga hoteli, tue kerkue me pa vendime nga, si thanë ata, organet kompetente.

 

Akcion i madh i policisë, qe cili hotel po bastiset!

Policia e Kosovës para pak çastesh ka nisë akcionin e radhës për lirimin e pronave të uzurpueme.

Sot pjesëtarë të policisë kanë shkue te “Hotel Victory” në Prishtinës, lokal ky që simbas Agjencisë Kosovare të Privatizimit asht i uzurpuem.

Akcioni që po zhvillohet sot ishte parapa të bahej të Merkurën, mirëpo deshtoi.

Prokuroria e Shtetit ka pengue gjatë ditës së djeshme lirimin e Hotel Victory, që menaxhohet tash e disa vite nga Bedri Selmani, që asht njani nga financuesit e PDK’s.

 

hotelvictory