Akcion i madh policor në Serbi, arrestohen 360 persona

Policia e Serbisë ka ndërmarrë sot nji akcion të madh, në të cilën ka arrestue 360 persona.

Ndërsa, operacioni “Ares” asht konfirmue nga ministri i mbrendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanovic.

Simbas ministrit Stefanovic, policia ka qenë në përcjellje të nji rrjeti të gjanë kriminal në krejt vendin, i cili sot ka rezultue me arrestimin e ma se 360 personave për vepra të ndryshme penale, shkruen b92.