Policia arreston referenten e Gjykatës Supreme

Policia e Kosovës ka krye sot nji bastisje dhe ka arrestue referenten e Gjykatës Supreme, B.H., nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Njoftimi u ba përmes nji sqarimi të kësaj Gjykate, e cila thekson se nuk bahet fjalë për administratore, si kanë raportue mediat, por për referenten e kësaj gjykate.

 

E konfirmon policia: Ka nis akcioni ndaj administratores së Supremes!

 

Policia e Kosovës ka konfirmue akcionin policor i cili po zhvillohet na rajonin e Prishtinës.

Daut Hoxha, zadhanës i PK’s, ka thanë se drejtoria për krime ekonomike në kuadër të policisë së Kosovës, po zhvillon bastisje në dy lokacione.

“Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupcionit në kuadër të Policisë së Kosovës asht tue realizue nji operacion policor në funkcion të zbatimit të urdhnesës së Gjykatës Themelore, me ç’rast janë tue u krye bastisje ne dy lokacione në Rajonin e Prishtinës, ka konfirmue Daut Hoxha.

E dyshueme në këtë rast asht B.H administratore në Gjykatën Supreme.

 

Akcion i policisë, qe kush po hetohet n’Gjykatën Supreme!

 

Policia e Kosovës mbas pak pritet me fillue nji akcion ku do të bastisen dy lokacione.

Këto lokacione janë pronë e B.H, Administratore në Gjykatën Supreme e dyshueme.

Burime të gazetës Zeri bajnë të ditun se do të bastiset zyra e saj dhe banesa, por pritet edhe arrestimi i saj, ngase e njajta dyshohet për shpërdorim detyre.