Akcion i VV’s të banesa e Thaçit, çfarë mesazhi i lanë!

Lëvizja “Vetëvendosje” kreu sot nji akcion simbolik para banesës së Presidentit Hashim Thaçi.

Gjatë akcionit ky subjekt pasuninë e Presidentit e cilësoi të vjedhun, ndërsa i kërkoi atij që me kthye atë pasuni.

“Vetëvendosja” i bani thirrje Thaçit që “të mos e falë tokën e Kosovës”, tue aludue në marrëveshjen e 26 Gushtit 2016 për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Hashim Thaçi po e përdor postin e Presidentit për me u arratisë nga burgu,” thanë aktivistët.

Në fund të akcionit, aktivistë të “Vetëvendosjes” e lanë pankartën me mesazhin për Thaçin para objektit ku jeton Presidenti.

Nji akcion të ngjashëm para banesës së Thaçit “Vetëvendosja” e kreu edhe në vitin 2013.

 

thaciakcioni