Akcione të mëdha të Doganës në konfiskimin e derivateve të kontrabandueme, këto janë shifrat

Dogana e Kosovës gjatë javës së kalueme, por edhe gjatë kësaj jave mbas nji pune operative ka arritë me lokalizue identifikue dhe parandalue kontrabandimin e derivateve në tri akcione mirë të organizueme.

Në akcionin e parë të organizuem, njësitë e doganës kanë arritë me ndalue në rrugën Mitrovicë-Pejë, përkatësisht ne katundin Banje e Pejës nji maune të dyshueme dhe dyshimet rezultuen reale mbas kontrollt, i cili zbuloi te montueme dy rezervuar te modifikuem specialë për derivate te naftës me kapacitet nga 10.000 litra secili, të cilët ishin të mbushun plotësisht. Mauna asht sekuestrue, i dyshuemi asht intervistue dhe mbs konsultës me prokurorin e Pejës asht procedue kallëzimi penal ndaj të dyshuemit.

Akcioni i radhës ishe në Rajonin e Mitrovicës ku mbs marrjes së informatave dhe dyshimeve për transport ilegal të naftës, njësitë e Doganës kanë ndjekë nji automjet Ford Tranzit, i cili gjatë tentimit për me u shmangë nga përcjellja kishte dale nga rruga kryesore ku dhe vozitësi e braktisë automjetin. Mbas kontrollit asht gjetë nji rezervuar post-fabrikant i ndërtuem posaçërisht për bartjen e derivateve te kontrabandueme dhe ku gjendeshin rreth 4000 litra derivate te naftës. Edhe në këtë rast, automjeti dhe nafta janë konfiskue.

Derisa në rastin e tretë, në rrugën Lipjan-Prishtine njësitë e doganës kanë ndalue për kontroll nji kombi transportues ku gjatë kontrollit asht konstatue se ngarkesa në atë kombi ishte me mallna si: Vaj Motorik, Vaj Transmisionit dhe vaj i frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallnat transportuesi nuk posedonte asnji dokument, prandaj si i tillë i asht nënshtrue konfiskimit.

Rezultati i përgjithshëm i këtyne tri akcioneve ishte mbi 25.000 litra derivate të konfiskueme, tri automjete të konfiskueme si dhe ngritjen e kallëzimeve penale për të dyshuemit.