Akcionet kundër ‘puçistëve’ n’Turqi s’kanë të ndalun!

Policia në Turqi ka vazhdue me u marrë me qytetarët që i fajëson se e kanë përkrah grusht shtetin e deshtuem gjatë muejit të kaluem.

Forcat e sigurisë në Stamboll më 18 Gusht kanë bastis ma shumë se 100 lokacione n’orët e para të mëngjesit tue paraburgos nji grup njerëzish ndonëse numri i saktë nuk asht ba i ditun.

Prokurorët kanë lëshue urdhën për arrestimin e 187 personave, kryesisht nga sektori i biznisit dhe ai financiar që akuzohen se e financojnë klerikun Fetullah Gulen të cilin Ankaraja e akuzon se e ka organizue puçin.

Gulen që jeton në SHBA n’ekzil të vetshpallun, e ka hedh poshtë perfshimjen në grusht shtetin e 15 Korrikut që mori jetën e 240 personave, perfshi edhe 100 përkrahës të grusht shtetit.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thanë se mbi 40 mijë njerëz janë paraburgos në lidhje me hetimet që po zhvillohen, ndërsa rreth gjysa e tyne janë arrestue formalisht.

Mbi 4200 kompani dhe institucione që dyshohet se kanë lidhje me Gulenin janë mbyll, ka shtue ma tej ai.
Rreth 80 mijë persona janë largue nga postet shtetnore, kryesisht në ushtri, polici, organet e drejtësisë dhe shërbim civil.

Gjithashtu më 17 Gusht, autoritetet kanë njoftue se kanë vendos me u lirue rreth 38 mijë persona nga burgu si pasojë e ngarkesës së madhe që egziston momentalisht për me lirue hapësinë për paraburgosjet masive që janë krye.