Akcioni i EULEX e Policisë edhe n’burgun e Dubravës!

dubrvaa

Akcioni i sotëm i EULEX dhe Policisë së Kosovës nuk i ka kursye as të burgosunit në burgun e Dubravës.

Qelitë e dy të burgosunve Shaban Syla, kushëri i Azem Sylës dhe Shpresim Ukaj, të denuem në rastin “Bllaca”, janë bastis nga forcat policore.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi edhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Mesohet se dy të burgosunit janë vizitue nga forcat policore, ngase këta persona janë në listën e të dyshuemve t’akcionit të sotëm të EULEX dhe PK’s.