Akcioni i policisë: Arrestohen 4 persona

Policia e Kosovës të Mërkurën ka arrestue katër persona në Klinë, nën dyshimin për vepra penale që lidhen me prostitucion.

Simbas njoftimit të policisë të arrestuemit janë dy mashkuj L. B. (1991), K. T. (1985), dhe dy femna E. B. (1998), L. I. (1986), shtetas të Kosovës.

Ata u arrestuen gjatë akcionit të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në nji lokal afarist, i cili ndodhej në rajonin Klinës, me dyshimin se kanë kry veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” dhe “Marrje me Prostitucion”.

Dy të arrestuemit e parë mbas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndalue në mbajtje për 48 orë, kurse dy të tjerët janë lirue në procedurë të rregullt.