Qe qysh shkatërrohet banda e drogës Shqipni-Itali-Holandë!

Nji tjetër bandë e drogës Shqipni-Itali-Holandë asht shkatërru nga nji akcion i policisë italiane.

Banda kriminale merrej me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës.

Lidhun me këtë rast, policia italiane ka publiku pamjet e shkatërrimit të bandës kriminale të trafikut të drogës Shqipni-Itali-Holandë.

Operacioni ndërkombëtar u zhvillu në disa qytete të Italisë dhe u arrestuen 15 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë, por që identiteti i tyne nuk dihet.

Gjatë operacionit u sekuestruen 100 kg drogë.