AKI dekorohet nga Presidentja me Medalje Presidenciale të Meritave

Përmes një njoftimi për media asht njoftue se Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga vizitoi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku edhe ka dekorue AKI’n me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Presidentja u njoftue nga Drejtori i AKI’s për punën gjatë vitit të kaluem dhe për sfidat e sigurisë në përgjithësi.

Presidentja i shprehi mirënjohje AKI’s për kontributin e dhanë në ruejten dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare.