AKI: Drenasi e Fushë Kosova s’kanë të bajnë me terrorizëm

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Intelegjencë mbajti mbledhje, në të cilën raportoi drejtori i Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, Agron Selimaj.

Kjo mbledhje u mbajt pa praninë e mediave në sallë, por në fund për media u deklaruen Rafet Rama dhe Duda Balje.

Rama bani të ditun se ata në këtë mbledhje biseduen për ngjarjet e fundit në Drenas dhe Fushë Kosovë.

Ai th se simbas informacioneve të dhana në AKI, këto ngjarjen nuk kanë të bajnë me terrorizem.

Duda Balje tha që simbas informacioneve të dhana në këtë mbledhje, nga AKI, situate e sigurisë në Kosovë tash për tash asht nën kontroll.