AKI ka informacione për serbët që u arrestuen në Mal të Zi

Inteligjenca e Kosovës ka informacione për serbët e përfshimë në planifikimin për sulmet në Malin e Zi.

Simbas përfaqësuesit të AKI’s, pamvarësisht se Kosova asht e rrezikueme nga këto veprime, Policia dhe Agjencia e Inteligjencës kanë informacione të duhuna për me ndalue çdo formë të provokimeve, shkruen Zeri.

Sulmi i planifikuem me ndodh në Mal të Zi para dy ditësh, në të cilin qenë perfshi 20 serbë (6 nga veriu i Kosovës), ka alarmue jo vetëm Malin e Zi, por edhe Kosovën.

Planifikimi i sulmit të tillë në shtetin fqinj me persona të dyshuem edhe nga Kosova kanë shqetësue njohësit e çashtjeve të sigurisë.