AKI nuk din gja për sulmet ndaj zyreve të PDK’s e LDK’s

Mbas raportit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj, në mbledhjen e Komisionit përkatës parlamentar, anëtari Rafet Rama tha se rasti i nji bombe në xhaminë e Drenasit dhe arrestimi i 4 personave afër manastirit të Deçanit nuk lidhen me sulme terroriste.

Por, për sulmet e selive të partive politike mbas zgjedhjes së Thaçit President, Rama tha se as AKI ende nuk ka informacione.

E me qenë se në mungesë të opozitës dhe të kryetarit Haxhi Shala, nënkryetarja e këtij komisioni Duda Bale tha se gjendja e sigurisë asht nën kontroll dhe se pjesëmarrja e kosovarëve në luftën e Sirisë ka me u zvogëlue.