AKI, Presidentja dhe Kryeministri – ma të pabesueshmit

Agjencia Kosovare e Inteligjencës asht ma e pabesueshmja nga qytetarët si institucion i sigurisë. Mbas AKI’s për mosbesim kanë pasue Presidentja dhe Kryeministri.

Po ashtu Agjencia Kosovare e Intelegjencës u cilësue si jotransparente.

Këto të dhana janë nxjerrë nga nji hulumtim që ka realizue Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave me temën “Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: nga Nëntori 2015 deri në Mars 2016”.

Në kuadër të këtij hulumtimi KIPRED ka nxjerrë besueshmëninë e qytetarëve të Kosovës në institucionet e sigurisë.

Ndryshe nga AKI, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë dalë të jenë institucionët ma të besueshmet nga qytetarët e Kosovës.

3.69 asht nota që ka marrë si vlerësim FSK, nga nota pesë që ka qenë ma e medhaja. Ndërsa, policia ka marrë notën 3.64. Presidentja ka marrë notën 2.68, e kryeministri 2.31.

Të pranishëm në këtë tryezë ishte edhe anëtari i komisionit për çashtjë të sigurisë nga radhet e LDK’s Anton Quni, zadhanesi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, etj.

Por ani pse u kritikuen shumë, në këtë tryezë nuk ishte asnji përfaqesues nga Agjencia kosovare e Intelegjencës.