AKK përmes raportit vjetor tregon se sa raste i ka pranue gjatë 2015’s

Agjencia Kundër Korrupsion e Kosovës e ka publikue raportin vjetor për vitin 2015, tue i përmend rastet me të cilat janë marrë.

Gjatë vitit të kaluem, AKK e ka zhvillue procedurën e hetimeve paraprake në 354 raste, prej të cilave 56 janë bartë nga 2014’a, derisa janë pranue 298 të reja.

Prej tyre 126 raste, janë përcjell në Prokurori dhe Polici për procedim të mëtutjeshëm, 14 raste janë përcjell në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, 132 raste janë mbyllur, ndërsa 82 raste janë në procedurë. Numri i përgjithshëm i informacioneve anonime të trajtuara është 54. Gjatë vitit raportues Agjencia ka trajtuar gjithsejtë 134 raste të iniciuara sipas detyrës zyrtare (ex-officio)”, thuhet në raportin e AKK.

 

 

http://akk-ks.org/repository/docs/Raporti_Vjetor_2015_versioni_final_shqip_(1)_467892.pdf – raporti i plotë i AKK’s.