AKP njofton se Pallati i Rinisë ka dale në shitje

Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka konfirmue edhe zyrtarisht se Pallati i Rinisë ka me dal në shitje. AKP në nji njoftim për media tregoi se Bordi i Drejtorëve ka marrë vendim që Pallati i Rinisë të vendoset në likuidim prej datës 28 Prill 2016.

Bordi i Drejtorëve ka marrë vendim që NSH Pallati i Rinisë të vendoset në likuidim prej datës 28 prill 2016. Bazuar në ligjin e AKP-së, është obligim ligjor i Agjencisë që të mbroj interesat e NSh Pallati i Rinisë dhe të të gjitha Ndërmarrjeve Shoqërore”, thuhet në njoftim të AKP’s.

Ky agjencion tregoi se vendimi u nxjerr me qëllim të normalizimit të operimit normal dhe sa ma funksional të NSH Pallatit i Rinisë, tue mbrojte edhe interesat e punëtorëve.

Tana aktivitetet kulturore dhe sportive kane me u zhvillue pa pengesë me qëllim të ngritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimeve.

Gjatë procedurës së likuidimit, Agjencia ka me u angazhue në gjetjen e zgjidhjes për pagesën e kreditorëve, tue u bazue në shtojcën e ligjit të Agjencisë.

Agjencia e ka njoftuar Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës për vendosjen e Pallatit të Rinisë në likuidim. Agjencia do të bashkëpunoj me institucionet përkatëse deri në transformimin e NSH Pallati i Rinisë në ndërmarrje publike nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”.