AKP shpall shitjen e aseteve me likuidim 36

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallë shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.36.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 36 përmban 105 asete/njisi. Të gjitha këto njisi/asete kane me u privatizue përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Mbas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtun në muejin Gusht 2017, AKP ka njoftue menaxhmentin e NSH’ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqnore, si dhe asetet e NSH’ve kanë me u privatizue dhe ka shpallë njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Dita për dorëzimin e ofertave ka me qenë më 11 Tetor 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave ka me u ba po të njajtën ditë tue fillue në orën 12:30.

Shperndaje në: