AKR dhe Alternativa largohen nga LDK’ja

Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa i kanë dhanë fund bashkëpunimit parlamentar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Indeksonline mëson se partia të cilën e drejton Behxhet Pacolli – AKR dhe Alternativa kanë ba kërkesë në KQZ që subjektet e tyne të jenë në nji grup të vetëm parlamentar, jo me LDK’n e Isa Mustafës.

“Po, asht kërkue sqarim nga organet kompetente se si munden me marre buxhetin si grup parlamentar”, thotë burimi.