AKR dyshon se iu keqpërdorën votat në disa kuti, qe çka kërkon (dokument)

Partia, Aleanca Kosova e Re, përmes nji kërkese që e ka sigurue lajmi.net ka kërkue që të ushtrohet ankesë, sepse, simbas AKR’s, në disa kuti janë vërejtë parregullsi në procesin e numërimit të votave.

Në emën të AKR, kërkesën e ka ba sekretari i partisë, Rrahim Pacolli, tue iu drejtue zyrtarit ligjor të LDK’s, Florian Dushi.

Në kërkesën e AKR, që e posedon lajmi.net thuhet se “në disa vendvotime fletëvotimet janë mbushë me të njajtën formë dhe të njajtën ngjyrë të stilolapsit”.

“Aleanca Kosova e Re me vëzhguesit e saj në qendërn e numërimit të votave në KQZ gjatë numërimit të votave me postë, në kutin e votimit me numër BM106/002, dhe në disa kuti tjera ke vërejtur parregullsi gjatë procesit të votimit, pasi që fletëvotimet në këtë vendvotim janë plotësuar në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën formë, me të njëjtën ngjyrë të stilolapsit si dhe janë votuar të njëjtin numra të kandidatëve për deputet nga partia GISL me numër rendor në fletëvotim 22”, thuhet në kërksën e AKR’s.

19551830_10203345698881042_863780667_o-768x1024