AKR kallxon të vërtetën lidhun me ‘koalicionin me PDK’

pacolli-roll

Aleanca Kosova e Re(AKR) ka mohue pretendimet në media për nji koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës(PDK) dhe ka shprehë se nuk ka me ba asnjiherë koalicion me PDK.

Aleanca Kosova e Re, përgënjeshtron edhe njiherë shpifjet nga disa mediume të caktueme lidhun me Aleancën Kosova e Re dhe presidentin e saj, z.Behgjet Pacolli. AKR sqaron opinionin publik se ka me garue e vetme në zgjedhjet qendrore e komunale dhe asnjiherë nuk ka me ba pazare politike në dam të qytetarëve të Kosovës.

AKR nuk ka zhvillue dhe nuk ka me zhvillue asnjiherë diskutime për koalicione parazgjedhore. Çdo tendencë për prezentim ndryshe të realitetit asht shpifje dhe manipulim.

Aleanca Kosova e Re, vlerëson se lajmet e publikueme ditëve të fundit vijnë si rezultat i zhvillimeve të fundit politike të partisë, ku dukshëm shihet intensiteti i rritjes së interesimit qytetarë për t’ju bashkue Aleancës Kosova e Re.