AKR-LDK’s: Në shtet s’duhet me pasë inate

Kryetari i Kuvendit të AKR’s, Fatmir Matoshi, i ka dale zot shefit të tij, Behxhet Pacollit, në deklaratën e tij se nuk ban të bllokohen institucionet. Në nji pronconim për Indeksonline, Matoshi ka thanë se duhen me u lane anash inatet dhe se nuk duhet me pasë bllokadë institucionale.

Ai i ka çue selam LDK’s se duhen me u harrue inatet e vjetra, sepse simbas tij, në shtet nuk duhet me pasë inate.

“Presidenti Pacolli ka qene tepër i saktë dhe korrekt në deklaratën e tij gjatë intervistës në televizionin publik. AKR nuk qëndron me Kuvend për me i permbushe vetëm egot personale te liderëve të cilitdo krah politik për bllokada institucionale. AKR ka marrë votë për me veprue e jo për me bllokue.

Na aktualisht po perballemi me nji bllokadë nga PAN, dhe në asnji mënyrë nuk i ban nder Kosovës dhe subjekteve politike që mbas kësaj të përballemi me bllokadën tjetër. Z. Veliu dhe LDK duhen me i lanë anash inatet e vjetra, shteti nuk funksionon me inate.