AKR, me nji kusht të ri

AKR

Para do dite, i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ju dha ultimatum prej 10 ditësh koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të heqin dorë nga inatet e të gjejnë bashkëpunim për formimin e institucioneve.

Por, nji ultimatum të tillë, siç duket nuk e kanë marrë aspak seriozisht LAA-ja dhe VV.

Kështu së paku po shprehen zyrtarët e këtyne partive.

Rrahim Pacolli, nga AKR në nji prononcim për Indeksonline u shpreh se ata nuk bajnë koalicion me askend që nuk i ka 61 deputetë shqiptarë.

Kosova, simbas tij, nuk duhet me qenë e mvraun për çdo vendim nga serbët.

“Na kemi kërkue që të bahet nji marrëveshje mes LAA dhe VV, por meqenëse nuk po bahet nuk ka problem për neve. Na nuk bajmë koalicion me askend që nuk i ka 61 deputetë shqiptarë, për shkak se nuk duem që të jemi të mvarun nga serbët, që të na sillin kah të dojnë”, u shpreh Pacolli.