Cilën drejtori ka me udhëheqë AKR n’Prishtinë!

komunaprishtine

Mbas finalizimit të marrëveshjes për koalicion në mes të Vetëvendosjes dhe Aleancës Kosova e Re për qeverisje me Prishtinën, njoftohet se AKR do të udhëheqë Drejtorinë për Bujqësi.

Këtë e ka konfirmu për Klan Kosovën Shefi i Asamblistëve të Vetëvendosjes, Qendron Kastrati.

Kështu, rreth dy vite mbasi fitoi zgjedhjet, Vetëvendosje ka lidhë tashma dy marrëveshje koalicioni për qeverisje në Prishtinë.
Javë ma parë, Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, lidhi kontratë me AAK’n, të cilës po ashtu i ka dhanë drejtimin e nji drejtorie.

AKR ka katër asamblistë në Kuvendin e Prishtinës.

Edhe pse Shpend Ahmeti ka fitu zgjedhjet për kryetar në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë numër ma të madh të asamblistëve në Kuvend.