AKR-PAN, Agim Bahtiri vjen me nji paralajmërim

Nëse bllokada për krijimin e institucioneve vazhdon deri mbas zgjedhjeve lokale, atëherë gjitha partitë kane me vrapue që me ja ba numrat PAN’it, ka thanë nënkryetari i AKR’s, Agim Bahtiri.

Ai ka paralajmërue se nëse vazhdon kjo gjendje, atëherë ky AKR përfundimisht ka me ba zhbllokimin e situatës politike në vend.

“Asht i mirëseardhun çdo bisedim që bahet për zhbllokim të situatës. Unë mendoj se zhbllokimi duhet me ndodhë për arsye se nuk e kemi standardin aq të naltë që të humbim kohë dhe të humbe Kosova dheta milionë euro në javë për teket e dikujt. Unë i kam ftue dhe i ftoj prapë gjithë liderët partiakë që të ulen dhe të bisedojnë e të bajnë zgjidhje. Kjo ka qenë kërkesa ime e kahmotshme, mos t’i kqyrin interesat personale dhe të partive që të shkohet në bllokadë deri mbas zgjedhjeve lokale. Për arsye se aty asht qëllimi, sepse mbas zgjedhjeve lokale të gjithë kanë me u mbajt me u bashku me PAN’in”, ka thanë Bahtiri për Indeksonline.

Bahtiri ka shtue se nëse liderët partiakë nuk arrijnë me ba zgjidhjen për vendin, atëherë AKR’ja ka me lëvizë në këtë drejtim.