AKR tregon kushtin që me hy në qeveri me PAN’in

Kanë mbetë rreth nji javë deri në seancën e radhës, e cila ka me qenë vazhdim i seancës së parë konstituive, e fillueme qysh nga data 3 Gusht.

Edhe pse datë të saktë për seancë nuk ka, ajo pritet të mbahet me datën 6 ose 7 Shtator.

Sekretari i AKR, Vesel Makolli, i ka quejt dezinformata lajmet e përhapuna se nji marrëveshje mes PAN dhe AKR asht arritë.

Simbas tij, AKR asht në bisedime me partnerin e koalicionit LAA dhe Vetëvendosjen, për me zgjedhë situatën e krijueme në vend.

“Nuk kam informacion dhe nuk ka bisedime sa e di unë. Informata e përhapun në media para dy dite ka qenë dezinformatë dhe zoti Pacolli ka qenë jashtë vendit, kështu që nuk ka asgja këtu. Bisedimet jemi tue i ba me koalicionin ku jemi. Të gjitha ato që i ka thanë presidenti jonë, asht se na jemi në bisedime me LAA dhe VV, që të lëvizim nga vendi dhe situata që jemi”, tha Makolli.

I pyetun se sa asht e mundun nji marrëveshje me PAN’in në ditët në vazhdim, Makolli u shpreh se ajo asht e mundun vetëm nesh bahet fjalë për qeveri gjithëpërfshimëse, por kurrsesi vetëm me PAN’in.

“Marrëveshje me PAN’in jo nuk ka me pasë, por nga jashtë po shikohet veprimi i kuvendit tonë që me ja dhanë presidentit autorizimin për me krijue nji qeveri gjithëpërfshimëse, kjo asht keqinterpretue, sepse ky nuk asht vendim për me kalu të PAN’i, por me e kriju nji qeveri gjithëpërfshimëse”, shtoi tutje Makolli.