Akreditohet laboratori i barnave, tash a jemi ma të sigurtë?

2-laboratori

Agjencia e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale të Martën akreditoi laboratorin e barnave i cili do të jetë qendër e kontrollit të tyne.

Në inuagurim i pranishëm ishte edhe kryeministri Isa Mustafa i cili tha se sa i përket produkteve farmaceutike Kosova asht në rrugë të mirë.

Simbas tij me këtë laborator, ka ekspertë dhe specialist të mirë të cilët do të kontrollojnë barnat që janë në shfrytëzim të qytetarëve.

Ministri i Shendetësisë, Imet Rrahmani tha se në kësi projekte të randësishme, Ministria që ai e drejton do të jetë gjithnji mbështetëse.

Drejtori i Agjencisë për Pajisje dhe Produkte Medicinale, Jeton Shala u zotue se tash e tutje , qytetarët e Kosovës do të kenë siguri ma të madhe me produktet që i kanë në përdorim.

 

1-laboratori