AKR’s i rrezikohet edhe nji ministri

Koalicioni PAN dhe AKR arritën nji marrëveshje për bashkëqeverisje ku partia e Behgjet Pacollit mori drejtimin e 5 ministrive të Qeverisë. Mbas negociatave të djeshme, AKR u pajtue që me heqë dorë nga njana prej këtyne 5 ministrive, të cilën e kërkuen drejtuesit e Listës Serbe.

Por, simbas burimeve të Gazetës Fjala, AKR mundet me humbë edhe nji ministri, mbasi atë mundet me marrë në drejtim ish-ministri, Dardan Gashi, që ishte pjesë e negociatave në mes të familjes Rugova dhe të nominuemit për Kryeministër, Ramush Haradinajt, për votën e deputetes, Teuta Rugova në favor të PAN’it.