AKR’s nuk po i pëlqen ky veprim i LDK’s

Paralajmërimi se Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka me qenë propozim i kësaj partie për nënkryetar të Kuvendit nuk po i pëlqen aspak Aleancës Kosova e Re.

Partia e Behgjet Pacollit po i kërkon partnerit të madh në koalicion qe propozimet për emna t’i baj publik vetëm mbas diskutimeve me AKR dhe jo krye në vete.

Fatmir Matoshi nga kjo parti ka thanë se LDK po gabon qe po i nxjerr në publik propozimet e veta pa i diskutue mbrenda koalicionit.

“Emni i Shalës mundet me qenë propozim i LDK, por deri tash me neve nuk asht diskutue emni i tij. LDK po ngutet dhe po gabon qe po nxjerrë në publik propozimet e veta pa i diskutue mbrenda koalicionit”, ka thanë Matoshi për ‘Indeksonline’.

Nëse kjo zyrtarizohet, atëherë ai paralajmëron se AKR ka me diskutue seriozisht ketë çashtje.

“Na deri tash nuk kemi ndonji informate ose kërkese prej LDK qe Shala me qenë nënkryetar. LDK duhet me mendue se a asht në koalicion me neve ose jo. Ata duhet të reflektojnë. Sepse, koalicioni i ka disa rregulla”, ka shtue Matoshi.

Nëse, LDK vazhdon kështu, atëherë zyrtari i AKR, ka paralajmërue se edhe ata munden me ndërmarre veprime tjera tue mos specifikue se çfarë veprimesh.