Aksident fatal në Gjirokastër

Tre persona, nji grue dhe dy fëmi kanë mbetë të vdekun dhe 7 janë të plagosun, mes tyne 3 në gjendje të randë nga nji aksident në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë në Shqipni.

Disa kerre janë përfshi në aksident në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë në vendin e quejtun në “Mashkullorë”.

Dy nga tre personat që kanë humbë jetën, nana police, Albana Hasanaj dhe e bija ishin tue udhëtue me kerrin me targa AA 760 LI.

Nxjerrja e trupit të polices ka qenë shumë e vështirë, mbasi asht dashtë ndërhymja e zjarrfikësve nga përplasja e fortë e dy mjeteve.