Aksident i randë në bjeshkët e Deçanit, 2 të vdekun dhe 3 të lënduem

Dy persona kanë vdekë dhe tre të tjerë janë të lënduem randë si pasojë e nji aksidenti i cili ka ndodh n’orët e mbramjes në bjeshkët e Deçanit.
Këtë informacion e ka konfirmue për lajmi.net komandanti i policisë për komunën e Deçanit, Nysret Xhurkaj i cili ka ba të ditun se tre të lënduemit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Policia, zjarrëfikësit, dhe ambulanta kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dy persona kanë mbet të vdekun, nji mashkull dhe një femën moshën e të cilëve nuk e dijmë. Kurse tre të tjerë janë të lënduem randë, por që janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thanë komandanti i policisë për lajmi.net

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.