3 të vdekun e 1 i lenduem afër kufinit me Maqedoninë!

Nji aksident i ndodhun ditën e sotme në Bulqizë rezultoi fatal për jetën e 3 personave, ndërsa nji i katër mbeti i plagosun.

Aksidenti ka ndodh pranë kufinit me Maqedoninë në zonën e Trebishtës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore e procedurale.

Personi i plagosun asht dërgue në spital me urgjencë.

Raportohet se mjeti tip Opel me targa AA 719 JY doli nga rruga tue ra në greminë dhe simbas policisë viktimat që kanë humb jetën janë Azem Karabrahimi 21 vjet. Elena Bajrami 32 vjet, banuese në fshatin Tuçep dhe Musa Nuredini, 55 vjet.

Gentjan Sula, 27 vjet ndodhet i plagosun në gjendje të randë.

 

Aksident i randë në Bulqizë, dyshohet për 3 të vdekun e 1 i lenduem!

Nji aksident i randë ka ndodh në Bulqizë.

Dyshohet se kemi të bajmë me tre të vdekun dhe nji të plagosun.

Aksidenti asht shënue në Trebishtë zonë kufitare me Maqedoninë.

Nji kerr ku udhëtonin 4 persona ka dalë nga rruga tue ra në greminë.

Tre persona kanë gjetë vdekjen ndërsa i plagosuni asht dërgue në spitalin e Dibrës.