Aksident i randë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, tre të vdekun

Pamje Arkiv

Nji aksident i randë komunikacioni ka ndodhë para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht te fshati Llugaxhi, në të cilin ka edhe të vdekun.

Simbas stacionit të policisë në Lipjan, aksidenti ka ndodhë mes nji kamioni dhe nji kerri me targa të hueja.

“Po aksidenti ka ndodh në magjistrale, te fshati Llugaxhi, ekipet policore tashma janë në teren si dhe kerri i ambulancës”, kanë thanë nga ky stacion.

Edhe zadhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmue se në këtë aksident ka të vdekun.

“Sot në orën 7:30 ka ndodhë nji aksident trafiku në mes nji kerri civil dhe nji kamioni në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në fshatin Llugaxhi. Nga ky aksident ka edhe të vdekun”, tha Ahmeti, tue shtue se nga aksidenti kanë vdekë tre persona.